ZONJA MIMOZA KUSARI-LILA MBAJTI LIGJËRATË PARA STUDENTËVE TË KOLEGJIT ISPE

Mimoza Kusar-Lila

Sot në Kolegjin ISPE patëm të ftuar kandidaten për kryetare të Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari – Lila në debat me studentët tanë.

Në këtë debatit znj. Kusari-Lila u koncentrua më shumë në projektet konkrete që ajo ka, në rast se fiton garën e balotazhit që zhvillohet me 19 Nëntor.

Ajo potencoi që Gjakova pas 4 viteve të qeverisjes nga ajo si kryetare e komunës ka arritur progres të caktuara në shumë sfera.

Komuna e Gjakovës ka qenë e hapur për qytetarë dhe ka treguar transparencë të lartë ku ju ka mundësuar qytetarëve dhe organizatave të ndryshme qasje në dokumentet zyrtare të komunës për të qenë sa më transparente rreth të gjitha punëve që janë implementuar ose kanë filluar procesin e implementimit nga komuna e Gjakovës.

Pikë tjetër me rëndësi që u diskutua ishte edhe aeroporti i Gjakovës që do të shërbente si aeroport sekondar i Republikës së Kosovës, ku kryetarja aktuale e komunës deklaroj që të gjitha punët që janë në kompetencë të komunës janë përfunduar, mirëpo ka stagnim të procesit nga niveli qendror duke aluduar në qeverisjen e kaluar dhe duke shpresuar që të njëjtën nuk do t’ia ri-përsëris qeverisja aktuale e nivelit qendror.

Zonja. Kusari-Lila u ballafaqua si çdo kandidat tjetër edhe me pyetjet e shumta të studentëve të Kolegjit ISPE, të cilët ishin të interesuar rreth çështjeve si arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik i komunës, shfrytëzimi i hapësirave publike për të cilën ajo tha se askush nuk është duke e shfrytëzuar pronën publike pa leje nga komuna.

Ajo nuk mbeti pa u pyetur edhe për koalicionet e mundshme për balotazhin e 19 Nëntorit ku ajo nuk e mohoj faktin që ka pasur disa takime me udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kolegji ISPE do të vazhdoj që të organizojë debatet e këtilla me kandidatët e balotazhit me qëllimin që studentët tanë të kenë rastin nga afër të dëgjojnë dhe t’i pyesin kandidatët e komunave të tyre përkatëse.

Comments are closed.