Këshilli i Kolegjit ISPE

Këshilli është organi më i lartë udhëheqës dhe vendim-marrës në Kolegjin ISPE.

volkbauer

Gen. Volker Halbauer, Kryetar i Këshillit të Kolegjit ISPE

Gen.Volker Halbauer ka një karrierë të shquar ushtarake. Halbauer është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Kolegjit ISPE në mbledhjen e fundit të mbajtur të Kolegjit ISPE.

E-Mail: Volker.Halbauer@kolegji-ispe.org / Tel: +383 (0) 44  674 – 566

klausreinhard

General (ret.) Klaus Reinhardt , Anëtar i Këshilit të Kolegjit ISPE

Gjeneral Klaus Reinhardt ka komanduar të gjithë nivelet e  ushtrrisë gjermane, duke filluar nga togat deri te kompanitë, brigadat,batalionet dhe misionet ushtarake ndërkombëtare. Karriera e tij kulmoi me gradimin e tij në Gjeneral me katër yje si komandant i Forcave Tokësore të Aeancës së Evropës Qëndrore. Në këtë cilës nga muaji Tetor 1999 deri në Prill 2000 ai ka shërbyer si komandant i KFOR-it në Kosovë duke qenë në krye të 50.000 ushtarëve nga 39 shtete të ndryshme. Ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura Gjermane për 41 vite. Aktualisht Gjeneral Reinhardt është ligjërues në Universitetin e Mynhenit në Gjermani dhe nga viti 2013 i shtohet listës së ligjëruesve ndërkombëtar dhe angazhohet si ligjërues vizitor në Kolegjin ISPE

E-Mail: klaus.reinhardt@kolegji-ispe.org  / Tel: +383 (0) 44  674 – 566

butler

Prof. Dr. HC Bengt Beutler, Anëtar i Këshillit të Kolegjit ISPE

Prof. Dr Beutler ka një eksperiencë të madhe në fushën e studimeve evropiane. Aktualisht është ligjërues në Universitetin e Bremenit dhe të Hamburgut. Ai është profesor dhe anëtar i Këshillit të Kolegjit ISPE në Prishtinë. Prof Beutler gjatë karrierës së tij ka punuar edhe si gjyqtarë në Paris në vitin 1978 dhe ka qenë gjithashtu anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Bremenit nga viti 1995 deri në vitin 1997.

E-Mail: prof.beutler@gmx.de  / Tel: +383 (0) 44  674 – 566

karlheinz

Gjen. Karl Heinz Lather

Gjeneral Karl Heinz Lather ka lindur në Kehna, Marburg në vitin 1948. Jeta e tij ushtarake fillon që nga viti 1968 atëherë kur ka filluar trajnimet për t’u bërë zyrtar për Artileri. Ai i’u bashkua Batalionit të Armatosur të Artilerisë 135 në Wetzlar në vitin 1970 dhe ka shërbyer si instruktor në Shkollën e Artilerisë, Idar Oberstein para se të merr komandën për Batalionin e Artilerisë Fushore 21 në Schwalmstadt. Që nga ajo kohë, ai ka shërbyer për divizione dhe batalione të ndryshme ushtarake. Ka qenë komandant i SFOR-it në kohën kur NATO ka hyrë në Kosovë dhe ka përvojë të konsideruar në operacionet e NATO-s në kuptimin ushtarak dhe atë politik. Gjen. Lather është gjeneral me katër yje dhe i nderuar me shumë tituj.

Gjeneral Lather është ligjërues dhe anëtar i Këshillit të Kolegjit ISPE.

E-Mail: info@kolegji-ispe.org  / Tel:+383 (0) 44  674 – 566