Programi Juridik i Përgjithshëm (LLB)

Profili dhe struktura e programit

Kolegji ISPE ka krijuar një kurrikulë bashkëkohore e cila mbështetet në standardet ndërkombëtare të arsimit të lartë e cila do të aftësojë studentët në fushën e studimeve të drejtësisë dhe të prodhojë kuadro cilësore dhe të mirëfillta për ti shërbyer tregut të punës.

Procesi i integrimeve evropiane kërkon që krahas studimit të së drejtës, juristët të kenë njohuri edhe për të drejtën evropiane. Prandaj, lëndë si: e drejta Evropiane, tregu i brendshëm i BE-së, hyrje në të drejtën Evropiane të konkurencës, mbrojtja juridike në BE, e drejta Evropiane kontraktuale, e drejta Evropiane e mjedisit, e drejta Evropiane e mbrojtjes së konsumatorit janë vetëm disa nga lëndët mësimore të cilat do të zhvillohen krahas studimit të së drejtës duke i dhënë këtij programi një diversitet të shkëlqyer mundësish për juristët e ardhshëm të Kosovës.

Për më tepër, lëndë si: mbrojtja ligjore e të dhënave, terminologji ligjore, shkrimi akademik, e drejta e pronësisë intelektuale, arbitrazhi, etj, përtej lëndëve klasike të së drejtës e kanë pasuruar me një profil bashkëkohor dhe profesional kurrikulën e studimeve të juridikut duke u fokusuar në çështjet më aktuale rreth të cilave punojnë sot dhe është i orientuar më së shumti aktiviteti ligjor i kompanive më të njohura jo vetëm në evropë por edhe më gjërë.

Studentët kanë mundësi që të punojnë duke analizuar dhe studiuar raste konkrete, të kryejnë punë kërkimore, të kryejnë studime të teorisë dhe praktikës juridike, si dhe punë praktike nëpër institucione, të fitojnë njohuri të gjëra rreth legjislacionit, të punuarit me dokumenteve dhe të njihen me trendet bashkëkohore të zhvillimit të së drejtës.

Qëllimi dhe perspektiva e programit

Kolegji ISPE përmes programit të Juridikut ka krijuar tashmë një ambient të mirëfilltë studimor në të cilin studentët dalin të përgatitur dhe të formësuar akademikisht. Qëllimi i këtij programi është që të përgatisë juristët e ardhshëm të aftë që ti shërbejnë jo vetëm tregut të punës në Kosovë por edhe atij rajonal e ndërkombëtar.

Përmes kurrikulës bashkëkohore të programit të juridikut dhe metodave moderne të mësimdhënies, Kolegji ISPE tashmë ka sfiduar sistemin klasik të mësimdhënies dhe përgatitjes së juristëve në Kosovë, ku në masë të madhe njohuritë e fituara gjatë studimeve kanë qenë teorike, të vjetëruara dhe të mangëta, dhe nuk i’u kanë shërbyer në praktikë të diplomuarve.

Stafi akademik i Kolegjit ISPE është maksimalisht i përkushtuar që ti aftësojë studentët në mënyrë që ata të zhvillojnë një karrierë të suksesshme..

Thirrja akademike

Studentët me mbarimin e studimeve fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Juridikut – LLB dhe pajisen me diplomë.

Kohëzgjatja e studimeve

Studimet Bachelor në programin Juridik zgjasin katër vite, tetë semestra dhe numri i përgjithshëm i ECTS-ve të nevojshme është 240 ECTS.

Vite studimi: 4 vite

Semestra: 8 semestra

Kredi: 1 semestër = 30 kredi

Gjithsej: 240 ECTS