Sistemi për Informimin e Studentëve (SIS)

Sistemi për Informimin e Studentëve (SIS) – është paketë softuerike për menaxhimin e proceseve mësimore, administrative dhe financiare në Kolegjin ISPE. SIS-i iu mundëson qasje disa grupe të përdoruesve, në veçanti studentëve dhe profesorëve. Të gjithë grupeve të përdoruesve u mundësohet të qasen në llogaritë e tyre përmes internetit dhe secili përdorues gëzon privatësi të plotë në llogarinë e tij/saj.

SIS-i është i përbërë nga tre module kryesore:

Studentët – të gjithë studentët mund të qasen online në: literaturë, notat e tyre, në shumë shërbime administrative etj. Këtë mund ta bëjnë në çdo kohë, vend dhe nga çdo pajisje e teknologjisë informative që u mundëson qasje në internet.

Ky ueb aplikacion (SIS) iu mundëson studenteve që përmes uebit të:

  • Bëjnë paraqitjen e provimeve. Mundësia e paraqitjes online të provimeve përmes SIS-it, iu kursen kohë studentëve.
  • Të shohin datën, orën dhe sallën në të cilën mbahet provimi,
  • Të zgjedhin profesorin tek i cili dëshirojnë të hyjnë në provim,
  • Të shohin pasqyrën e provimeve dhe ECTS / kreditë e akumuluara,
  • Të shohin notën mesatare,
  • Të pranojnë ose të refuzojnë notën e marrë në provim,
  • Të shohin lëndët për vitin akademik që ndodhen,
  • Të shohin syllabuset e lëndëve të atij viti akademik që ndodhen,
  • Të shohin semestrat e regjistruar,
  • Të shohin plan-programin për semestrin përkatës,
  • Të lexojnë një numër të madh të titujve akademik,
  • Të lexojnë literaturë, materialet, ligjëratat për secilën lëndë,
  • Të ruajnë/printojnë të gjithë literaturën që ndodhet në SIS,
  • Të shohin orarin e ligjëratave nga dita e hënë deri të premten,
  • Të shohin orarin e ligjëratave për ditën e shtunë,
  • Të shohin orarin e kurseve të gjuhëve të huaja (gjuhës angleze dhe gjermane),
  • Studentët e Kolegjit ISPE kanë mundësi që përmes SIS-it të përcjellin gjendjen e pagesave që ata bëjnë,
  • Çdo student, përmes SIS-it ka mundësi që Kolegjit ISPE ti drejtohet me vërejtje, sugjerim apo kërkesë.

Administrata – administrata e Kolegjit ISPE mund të qaset online në SIS dhe të kryej shumë shërbime për studentët. Ky ueb aplikacion ndihmon administratën që të jetë moderne, efikase, e shpejtë dhe një administratë pa procedura burokratike.

Profesorët – stafi akademik i Kolegjit ISPE ka gjithashtu qasje në SIS dhe përmes tij mund në kontaktojë çdo kohë me studentët si dhe të publikojnë online ligjerata dhe materiale.