Zyra për Sigurimin e Cilësisë

Emri dhe Mbiemri: Dafina Hasani
Pozita:Zyrtare për sigurimin e cilësisë
Email: dafina.hasani@kolegji-ispe.org
Tel: +383 (0) 44 674 566

Zyra për Sigurimin e Cilësisë është përgjegjëse për organizimin e vlerësimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit të cilësisë në bashkëpunim me stafin administrativ dhe akademik me qëllim që të garantojë cilësi në të gjitha aktiviteteve akademike të Kolegjit ISPE dhe synon arritjen e standardeve dhe praktikave tw mirw mira ndërkombëtare.
Kjo zyrë merret me kushtet, mënyrën e organizimit dhe implementimit të programeve akademike si dhe kujdesin dhe përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies në pjatim me ligjin për arsimin e lartë, rregullat e brendshme të sigurimit të cilësisë së Kolegjit ISPE si dhe standartet dhe parimet udheheqëse mbi akreditimin të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.