Këndi i NATO-s

Në vitin 2012 Kolegji ISPE  në hapësirat e bibliotekës së tij ka inaguruar Këndin e NATO-s, duke u pajisur me publikimet më të fundit të NATO-s.  Divizioni për Diplomaci Publike i NATO-s (Public Division Diplomacy nga NATO HQ) do të sigurojë qasje për studentët e Kolegjit ISPE në publikimet online të  NATO-s dhe në vazhdimësi do të dhurojë fonde për pajisje me libra të rinj në fushën e sigurisë dhe të tjera. Kjo është mjaft domethënëse për studentët e Kolegjit ISPE sepse kanë në dispozicion burimet primare dhe më kompetente sidomos lidhur me çështjet e sigurisë dhe më gjërë. Studentët do të jenë gjithashtu të informuar lidhur me zhvillimet më të fundit në Evropë dhe më gjerë.

Në anën tjetër Kolegji ISPE ofron të gjitha mjetet e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë afat gjate të këndit të NATO-s në Kolegjin ISPE. Në këtë mënyrë Kolegji ISPE mundëson që këndi i NATO-s të jetë i qasshëm për grupe të caktuara të cilat kanë për synim ti përdorin këto materiale për qëllime akademike. Këto burime janë të disponueshme edhe për një masë të gjerë publike dhe në veçanti për anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK).  Këto burime sigurisht janë të qasshme edhe për gjithë studentët e Kolegjit ISPE, në veçanti studentët e programit të Studimeve të Sigurisë, që ti përdorin si burime primare dhe sekondare.

Këndi i NATO-s përbëhet nga një tërësi artikujsh të cilët kanë nënshkrimin dhe janë të regjistruar në një databazë kompjuterike. Librat në gjuhën shqipe janë kryesisht përkthime të veprave të autorëve më të njohur botërorë në fushën e studimeve politike, ekonomike dhe të drejtësisë.

Biblioteka ka gjithsejt 1068 libra në gjuhën angleze dhe shqipe dhe ka 2940 publikime (Reviews) dhe 180 NATO DVD.