Studentët e Ardhshëm

Kolegji ISPE pret çdo vit studentë të rinj dhe prandaj bën me kohë përgatitjet për informimin dhe pritjen e tyre në mënyrën e duhur.

Krijimi i një ambienti miqësor dhe orientimi i duhur i studentëve të rinj në mënyrë që ata të kenë në të ardhmen një karrierë të suksesshme është qëllim në vetvete i Kolegjit ISPE. Kolegji ISPE informon në mënyrë të vazhdueshme studentët e ardhshëm sesi të përgatiten për studime, si të zgjedhin programin e duhur për studime, si të orientohen me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, si të shmangin dilemat për të ardhmen dhe profesionin që do të ushtrojnë, cilat janë sfidat, trendet dhe karakteristikat e tregut bashkëkohor të punës, sesi ti qasen suksesshëm tregut të punës,  etj.

Në Kolegjin ISPE, Qendra e Karrierës prej një periudhe tashmë të gjatë e realizon me sukses këtë detyrë informuese, këshilluese dhe sqaruese duke qëndruar në kontakt të vazhdueshëm si me studentët aktualë ashtu edhe me studentët e rinj por edhe me gjeneratat e reja të cilët të ardhmen e tyre pritet që të fillojnë së ndërtuari përmes studimit.

Kolegji ISPE, përveç se aplikon një sistem të mirfilltë, të hapur dhe transparent të informimit ka përpiluar edhe guidën për studime si një udhëzues që do ti ndihmojë të gjithë studentët e rinj të menaxhojnë aktivitetet e tyre studimore pranë Kolegjit ISPE. Guida shërben si udhërrëfyes për studentët të cilët dëshirojnë të njihen më mirë me qëllimet dhe profilet e programeve akademike të Kolegjit ISPE, rëndësinë dhe perspektivën e programeve akademike për të ardhmen e tyre, kohëzgjatjen e studimeve, kriteret për pranim, mënyrën e organizimit dhe mbajtjes së provimeve, mundësitë që krijon Kolegji ISPE për ta, si dhe aktivitetet e tjera të cilat ata mund ti shfrytëzojnë për studime sa më cilësore.

Guida e studimeve është një udhëzues mjaft efikas për orientimin e studentëve të ardhshëm me rastin e fillimit të studimeve, prandaj rekomandohet të lexohet me kujdes nga të gjithë studentët e rinj para fillimit të semestrit akademik.