ISPE në Media

ISPE në Media

Kolegji ISPE ka marrëdhënie të shkëlqyera me median vizive dhe të shkruara, artikuj të ndryshëm publikohen vazhdimisht në media vendore dhe ndërkombëtare. Për më tepër, Kolegji ISPE ka qenë mjaft prezent në media për opinionin e gjërë publik në një masë të caktuar edhe për shkak të procesit të integrimit evropian, shumë gjëra të ndërlidhura me këtë proces tani identifikohet me Kolegjin ISPE në kuptim të analizimit të këtij procesi.

Salla e Konferencave e Kolegjit ISPE është vendi ku disa nga ngjarjet dhe debatet më eminente në lidhje me procesin e integrimit Evropian të Kosovës, si dhe ato ekonomike, politike dhe të sigurisë janë organizuar, dhe rrejdhimisht edhe vendi nga ku janë dhënë disa ndër deklaratat më të cituara në median e Kosovës dhe atë të huaj.

Në sallën e konferencave, udhëheqës politik vendor dhe ndërkombëtar si dhe ekspertët më të njohur në fushën e shkencave politike, ekonomisë, drejtësisë si dhe ligjërues të ftuar me renome botërore janë rregullisht të pranishëm.