Qendra e Karrierës e Kolegjit ISPE ka objektiv kryesor orientimin dhe këshillimin e studentëve për qasje sa më të mirë në tregun e punës.

Misioni i saj është që ti informojë, mbështetes dhe inkurajojë studentët në ndërtimin e potencialit të tyre të plotë për ta shfrytëzuar siç duhet për të pasur një karrierën e suksesshme. Ajo synon që të ndihmojë studentët që të kalojnë me sukses fazën e tranzicionit nga niveli akademik në fazën e ushtrimit të profesionit në praktikë, përmes së ofruarit të shërbimeve më të mira konsultative për sa iu përket nevojave të tregut të punës, pritjeve të punëdhënësve, aftësive punuese, trendeve të kualifikimit, zhvillimit të karrierës, etj.

Aktivitetet kryesore të Qendrës për Zhvillimin e Karrierës përfshijnë:

  • Ndihma për studentë që të planifikojnë, identifikojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës dhe hulumtimet për punë;
  • Ofrimi i informacionit aktual mbi mundësitë e punësimit dhe të punës praktike (intership). Poashtu ofrojmë informata mbi: studimet jashtë vendit, shkollë verore, trajnime, panaire të karrierës etj;
  • Ofrimi i informatave aktuale mbi gjendjen e tregut të punës;
  • Organizimin dhe informimin për ngjarje që iu mundësojnë studentëve krijimin e rrjeteve, intervistave dhe njoftimeve me punëdhënës;
  • Promovimin dhe mbajtjen afatgjatë dhe të vazhdueshme të kontakteve dhe zhvillimin e partneritit me qendra akademike dhe të karrierës për të siguruar shkëmbime cilësore mes qendrës së karrierës, komunitetit akademik dhe punëdhënësve brenda dhe jashtë Kosovës.