Bursat

Kolegji ISPE çdo vit ndan bursa për studentët e rinjë të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyera gjatë shkollës së mesme. Po ashtu, bursa ofrohen edhe për studentët e Kolegjit ISPE të cilët arrijnë rezultate të larta gjatë studimeve. Nisur nga kritert përkatëse, studentët e Kolegjit IPSE lirohen nga pagesa duke filluar nga 20%  deri 100% të tarifës së plotë të studimit.

Kolegji ISPE ofron bursë studimi edhe për studentët në gjendje jo të mirë ekonomike. Në këto raste bëhen zbritje të konsiderueshme nga tarifa e studimit.

Studentët kanë mundësi që të fitojnë bursë studimi edhe duke aplikuar për programet e bursave nëpër organizata dhe fondacione të ndryshme. Shumë nga studentët e Kolegjit ISPE janë shpallur fitues.

Kolegji ISPE vazhdimisht i njofton studentët për mundësitë për të aplikuar dhe fituar bursa studimi brenda dhe jashtë vendit.