Profili dhe struktura e programit:

Programi Master në Studime Evropiane në Kolegjin ISPE ka për qëllim ti pajisë studentët me njohuri të thella rreth institucioneve dhe proceseve vendimarrësë në BE, hartimin dhe zbatimin e politikave të BE-së, tregun e brendshëm të BE-së dhe politikat sektoriale, politikën e zgjerimit të BE-së dhe procesin e integrimit Evropian, programet e partneritetit dhe marrëveshjet e BE-së, politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, etj.

Programi është i strukturuar dhe orientuar për t’iu krijuar hapësirë studentëve për të punuar në mënyrë të pavarur punë hulumtuese, për të kryer analiza, seminare, për të trajtuar dhe diskutuar për çështje të interesit të përbashkët që lidhen me proceset e integrimit evropian të rajonit.

Programi i dedikohet një target grupi të gjërë pjesmarrësish dhe profesionistësh të fushave të ndryshme të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre mbi BE-në dhe ti shfrytëzojnë ato për të punuar në projekte të ndryshme profesionale.

Programi është dyvjeçar dhe i ndarë në tre drejtime studimi, me fokus të veçantë në fushën e së Drejtës Evropiane, Politikave të BE-së dhe Integrimeve Ekonomike Evropiane.

Qëllimi i programit

Programi ju jep studentëve mundësinë të fitojnë njohuri rreth pikëpamjeve politike dhe aspekteve kulturore në Evropë, rreth bashkëpunimit dhe integrimit Evropian. Programi Master gjithashtu i’u ofron mundësinë studentëve që të fitojnë një sërë njohurishë të veçanta: si teknikat për të punuar në projekte dhe puna në grup, teknikat e të negociuarit, teknikat për prezantim, aftësitë ndërkulturore, metodat për grumbullimin e të dhënave, dhe teknikat e të analizuarit.

Studentët do të përfitojnë njohuri dhe aftësi në fushat e mëposhtme:

  • Të kuptuarit e koncepteve bashkëkohore dhe historike të idesë për Evropën
  • Njohuri mbi institucionet Evropiane
  • Njohuri mbi politikat Evropiane
  • Njohuri mbi kulturën Evropiane dhe ambientin politik
  • Njohuri rreth metodologjive për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave
  • Njohuri rreth metodave për analiza të bazuara në hulumtime
  • Njohuri rreth ndërtimit të kapaciteteve organizative
  • Njohuri rreth hartimit dhe zgjidhjes së projekteve akademike
  • Njohuri rreth të punuarit në një kontekst ndërkombëtar dhe ndër-disiplinar
  • Njohuri rreth teknikave të prezantimit verbal dhe me shkrim për audienca të ndryshme.
  • Aftësi për të identifikuar dhe mbledhur të dhëna relevante për të kuptuarit e mjedisit kulturor dhe politik në Evropë;
  • Aftësi për të identifikuar pozicionet e ndryshme teorike dhe zhvillojnë zbatimin analitik të tyre.
  • Aftësi për të ndërtuar korniza analitike dhe të kuptuarit e pasojave të zgjedhjeve teorike dhe metodologjike;
  • Aftësi për të planifikuar dhe hartuar projekte kërkimi.

Thirrja akademike

Në përfundimin e Studimeve Evropiane, kandidati fiton thirrjen akademike Master në Studime Evropiane në profilet e mëposhtme:

  • Master i Studimeve Evropiane  – E drejta e BE-së
  • Master i Studimeve Evropiane  – Integrime Ekonomike Evropiane
  • Master i Studimeve Evropiane  – Politikat e BE-së

Kohëzgjatja e studimeve

Studimet master kryhen në kohëzgjatje prej dy vitesh akademike bazuar në sistemin e studimeve të  Kartës së Bolonjës (3+2).

Studimet dy vjeçare zgjasin katër semestra. Semestri i parë është studim i përgjithshëm themelor, kurse në semestrin e dytë akademik studenti përcaktohet apo profilizohet për një drejtim të vetëm. Një semestër në studime Master ka gjithsejtë 30 kredi/ ECTS, në përfundim të studimeve studenti duhet të plotësojë 120 kredi/ ECTS.

Studimet master kryen në kohëzgjatje prej 1 viti akademik për studentët të cilët kanë përfunduar studimet bazë/bachelor katërvjeçare (4+1­).