Biblioteka

Biblioteka e Kolegjit ISPE posedon një fond të pasur librash. Biblioteka e Kolegjit ISPE është e strukturuar në atë mënyrë që t’iu përshtatet më së miri  nevojave të studentëve dhe stafit akademik.

Biblioteka është e pajisur me inventor modern dhe me literaturën më bashkëkohore në tre gjuhë Shqip, Anglisht dhe Gjermanisht. Hapësira e bibliotekës është e ndarë në dy salla leximi prej të cilave njëra është pjesë e Bibliotekës Evropiane dhe tjetra për këndin e NATO-s, e pajisur me 40 tavolina pune është një hapësirë e mjaftueshme e cila i përballon kërkesat e lexuesve.

Biblioteka e Kolegjit ISPE pasurohet rregullisht me tituj të rinj në bazë të kërkesave të studentëve, të plan programeve mësimore si dhe evoluimit të programeve universitare. Gjithashtu ISPE në mënyrë të vazhdueshme investon në blerjen e titujve të rinj të cilët pasurojnë fondin e librave të bibliotekës, libra të publikuara viteve të fundit dhe gjithashtu të përkthyera në gjuhën shqipe.

Biblioteka është e hapur për studentët në përshtatje me oraret e programit të studimeve dhe nevojat e studentëve (08:00-20:30h).

Gjithashtu përgjegjësit e Bibliotekës vazhdimisht iu sugjerojnë studentëve literaturën e nevojshme bazuar në syllabuset e programeve studimore.