Vizitat Studimore

Kolegji ISPE përveç programeve të shkëmbimit semestral të studentëve me universitet partnere në Evropë, i’u mundëson studentëve të tij edhe kryerjen e rregullt të vizitave studimore me këto universitete. Rrjedhimisht, studentët e Kolegjit ISPE marrin pjesë në seminare dhe aktivitete të përbashkëta akademike dhe kulturore me kolegët e tyre të universiteteve të tjera evropiane dhe përfitojnë nga shkëmbimi reciprok i njohurive dhe eksperiencave të tyre. Vizitat studimore janë edhe një mundësi që studentët të krijojnë kontakte me studentë dhe profesorë të vëndeve të tjera të cilat iu shërbejnë në të ardhmen.

Për më tepër, vizita të tilla studimore, studentët e Kolegjit ISPE kryejnë edhe në institucionet e BE-së dhe institucione shtetërore të shteteve të ndryshme anëtare të BE-së. Në këtë mënyrë studentët fitojnë njohuri për mënyrën e funksionimit të institucioneve të BE-së dhe raportet me shtetet anëtare si dhe mbi parimet, mënyrën e rregullimit shtetëror dhe karakteristikat e organizimit dhe funksionimit të shtetevet të ndryshme anëtare të BE-së. Mënyra e rregullimit dhe raportet mes pushtetit lokal dhe atij qëndror, karakteristikat e shteteve unitare, rajonalizimi, kantonizimi dhe federalizimi si forma të rregullimit shtetëror janë disa ndër aspektet me të cilat njihen praktikisht studentët gjatë vizitave studimore në shtetet e ndryshme anëtare të BE-së.