Misioni dhe Objektivat

blog_4

Misioni

Kolegji ISPE për mision të vetin ka përcaktuar avancimin e arsimit të lartë në Kosovë,nëpërmes zhvillimit të Programeve studimore të cilat mbështeteten nëprocese të mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore, zhvillimit dhe promovimit të punës kërkimore-zhvillimore, si dhe zhvillimit të burimeve njerëzore që do tëofrojnë shërbime cilësore komunitetit, të afta për t’u përballur me sfidat globale.

Misioni i Kolegjit ISPE është në përputhje me misionin e përgjithshëm të arsimit të lartë në Kosovë, i cili përcaktohet në Ligjin “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës”.

Objektivat

Objektivat (si dhePlani Strategjik e Kolegjit ISPE mbështeten në Misionine Institucionit dhe janë si vijon;

  • Të ofrojë shërbime cilësore akademike, duke zbatuar metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies;
  • Të ketë staf akademik të specializuar për zbatimin e mirëfilltë të planprogrameve;
  • Të krijojë lidhje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë në Kosovë dhe jashtë Kosovës me interesa reciproke në kuptim të shkëmbimit të  përvojës të studentëve, stafit akademik, stafit administrativ si dhe planprogrameve
  • Të ofrojë mundësi për punë kërkimore dhe zhvillimore të studentëve dhe stafit;
  • Të edukojë dhe përgadisëkuadro të mirëfillta për shoqërinëkosovare të cilët do të jenë të gatshëm dhe të aftë t’i qasen tregut të punës.

Misioni dhe Objektivat Institucionale janë subjekt i vlerësimit dhe rishikimit të vazhdueshëm periodik, me qëllim të përcjelljes së situatës aktuale, përshtatjes së  politikave zhvillimore dhe mbështetjes së tyre me resurset e nevojshme.