Zyra për Hulumtim dhe Bashkëpunim

Emri dhe Mbiemri: Rrita Çollaku
Pozita:Zyrtare për hulumtim dhe bashkëpunim
Email: rrita.collaku@kolegji-ispe.org
Tel: +383 (0) 44  674 – 566

Zyra për Bashkëpunim dhe Hulumtim është përgjegjëse për bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërkombëtar si dhe për programet e hulumtimit të Kolegjit ISPE. Përgjegjësitë e kësaj zyre përfshijnë përcaktimin dhe menaxhimin e politikave dhe procedurave për bashkëpunim dhe hulumtim.

Zyra për Bashkëpunim dhe Hulumtim harton dhe propozon projekt‐marrëveshjet e bashkëpunimit në funksion të avancimit të punës, të programeve të Kolegjit ISPE dhe të kërkimit shkencor. Kjo zyrë gjithashtu menaxhon projektet e hulumtimit dhe marrëveshjet e bashkëpunimit, përgatit prezantimet në konferenca për programet e bashkëpunimit dhe hulumtimit, kujdeset për azhurnimin e programeve të bashkëpunimit dhe hulumtimit si dhe zhvillimin e tyre në hap me kohën, etj.