Hulumtimet

Kolegji ISPE është i përcaktuar për një angazhim të thellë në sigurimin kërkimeve shkencore të  cilësisë së lartë në disiplina të ndryshme akademike. Hulumtimi është një nga qëllimet kryesore të Kolegjit ISPE dhe synon të stimuloj kreativitetin dhe inovacionin. Në këtë drejtim Kolegji ISPE bashkëpunon ngushtë edhe me universitetet evropiane partnere.

Studentët dhe stafi akademik i Kolegjit ISPE marrin pjesë vazhdimisht nëpër projekte hulumtuese. Ndër të tjera, studentët dhe stafi akademik kanë mundësi që angazhimin dhe kontributin e tyre nëpër projekte të ndryshme kërkimore shkencore ta publikojnë edhe në rubrikën përkatëse on-line të Blogut të Kolegjit ISPE.

Për të ndihmuar dhe organizuar kërkimin shkencor në Kolegjin ISPE është përgjegjëse Zyra për Bashkëpunim dhe Hulumtim.