Programi Studime të Sigurisë (SIG)

Profili dhe struktura e programit

Kolegji ISPE ofron program ekskluziv për studime të sigurisë, duke shënuar një faqe të re të historisë së sektorit të sigurisë jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.

Programi i Studimeve të Sigurisë është unik si për nga përmbajtja dhe fakti se lëndët e këtij programi ligjërohen nga profesorë të dalluar vendor dhe ndërkombëtar. Ekspertët më të mirë vendor dhe ndërkombëtar të çështjeve të sigurisë, pjesë e strukturave vendore institucionale dhe atyre ndërkombëtare të dislokuara në Kosovës ndajnë eksperiencën e tyre profesionale me studentët e këtij programi.

Studentët gjatë studimeve të tyre do të kenë në fokus të mësimit institucionet, strategjitë dhe politikat kryesore të sigurisë. Ata fillimisht do të njihen me bazat e studimeve të sigurisë, me sistemin e sigurisë, veprimtarinë policore etj, duke vazhduar më tutje me shërbimet e inteligjencës, sigurinë e informacionit, forcat e armatosura, rreziqet dhe kërcënimet transnacionale etj.

Qëllimi dhe perspektiva e programit

Kolegji ISPE përmes fakultetit të Studimeve të Sigurisë dhe programit professional të tij synon të luaj një rol të rëndësishëm në ofrimin e mundësive për edukimin e kuadrove për fushën e sigurisë, duke ofruar arsimim cilësor, diploma kredibile dhe të njohura ndërkombëtarisht, mundësi kjo e cila do të ofronte perspektivë për zhvillimin e karrierës profesionale për të gjithë ata të rinj të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të punojnë në institucionet e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Institucionet e sigurisë në Kosovë janë ende në ndërtim e sipër duke pasur parasysh zhvillimet në vend. Kolegji ISPE garanton një formësim profesional dhe zhvillim akademik në këtë program për të gjithë studentët që profilizohen në këtë drejtim.

Thirrja akademike

Pas përfundimit të studimeve studentët marrin titullin Bachelor në Studime të Sigurisë dhe pajisen me diplomë.

Kohëzgjatja e studimeve

Kohëzgjatja e programit BA Studime të Sigurisë është tre vite. Pra studimet zgjasin gjashtë semestra dhe numri i përgjithshëm i kredive/ECTS-ve është 180 kredi të cilat arrihen përgjatë zhvillimit të të gjithë moduleve në tre vitet duke përfshirë edhe disertacionin përfundimtar/mbrojtjen e temës së diplomës.

Vite studimi: 3 vite

Semestra: 6 semestra

Kreditë: 1 semestër = 30 ECTS

Gjithsej: 180 ECTS