Programet Studimore

Kolegji ISPE është themeluar në vitin 2009, me qëllim për të ndihmuar procesin e tranzicionit si dhe procesin eurointegrues të Republikës së Kosovës.

Kolegji ISPE është inspiruar mbi principet e vlerave të mirëfillta njerëzore dhe  ofrimit të mundësive të barabarta. Misioni jonë kryesor është që të krijojmë një universitet lider në rajon me cilësi të lartë dhe në përputhje me standarte evropiane e ndërkombëtare. Ky mision shoqërohet nga qëllimet që të përgatisë  gjeneratat e reja për të qenë kompetent, kreativ, bashkëkohor, të pavarur në profesionet e tyre dhe në gjendje për t’u përballur me sfidat globale të shekullit XXI, duke kontribuar më pas në zhvillimin e rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Shtyllat në të cilat është ndërtuar misioni i Kolegjit ISPE janë: Programet profesionale akademike, Stafi i kualifikuar akademik dhe administrativ, literatura e përzgjedhur vendore dhe internacionale, programet dhe ligjëratat e veçanta, kurset intensive dhe bashkëpunimet me universitete më me emër në nivel botëror

Kolegji ISPE ofron një gamë të gjerë të studimeve bashkëkohore si dhe angazhohet për ruajtjen dhe kultivimin e standardeve Evropiane të përsosmërisë me të gjitha programet akademike të akredituara dhe të njohura nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës.

Në Kolegjin ISPE një numër i madh i stafit mësimdhënës është nga Universiteti i Heidelbergut dhe ndërkombëtar, që së bashku me stafin vendor kujdesen për të arritur një performancë sa më të mirë të këtij institucioni të arsimit të lartë.