Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Kolegji ISPE ka krijuar bashkëpunim shumë të suksesshëm me universitete të njohura gjermane. Si rezultat i këtij bashkëpunimi të ngushtë, studentët e Kolegjit ISPE prej disa vitesh vizitojnë rregullisht universitetet partnere gjermane. Rrjedhimisht, studentët e Kolegjit ISPE përfitojnë nga shkëmbimi i përvojave me studentët gjerman dhe po ashtu zgjerojnë njohuritë e tyre akademike dhe gjuhësore.

Kolegji ISPE është shumë aktiv dhe shquhet për bashkëpunim me universitetet e huaja dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta siç janë: shkollat verore, vizitat kërkimore dhe studimore, etj.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Kolegjit ISPE ka si qëllim parësor, shkëmbimin e studentëve, shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e literaturës si dhe angazhimin në projekte të përbashkëta kërkimore.

Aktualisht Kolegji ISPE ka bashkëpunim me këto institucione Gjermane të arsimit të lartë:

Gjithashtu Kolegji ISPE ka bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Seinajoki në Finlandë. (Marreveshja_SeAMK)   https://www.seamk.fi/en/   

Më tej, Kolegji ISPE ka krijuar bashkëpunim edhe me shumë universitete të tjera dhe  qendra kërkimore në Evropë, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare si dhe me institucione në vende të ndryshme evropiane dhe si rezultat i të cilit studentët e Kolegjit ISPE janë bërë pjesë e shumë aktiviteteve, projekteve kërkimore dhe vizitave studimore.