TRAJNIME PËR TEST TË MATURËS SHTETËRORE – APLIKO ONLINE!

ispe logo big

Të nderuar maturantë,

Kolegji ISPE edhe këtë vit do të organizojë trajnime për testin e maturës shtetërore në datat 7, 8 dhe 9 Qershor 2017. Konfirmimi i pjesëmarrjes është i obliguar, apliko online!

Ne jemi të vetëdijshëm që regjistrimi në studime është një prej vendimeve më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e secilit prej jush. Nga ky vendim do të përcaktohet rrugëtimi juaj profesional dhe jetësor. Andaj, ne jemi këtu që të mundësojmë që ju të përgatiteni sa më mirë për testin e maturës shtetërore, testin që vlerëson njohuritë tuaja që keni fituar në shkollën e mesme dhe që ju përgatitë për pranim në fakultet.

Trajnimet për testin e maturës shtetërore në kolegjin ISPE janë trajnime që ju mundësojnë që në kushte reale të testit, me profesorë të shkollave të mesme dhe me ekspertë përkatës ti nënshtroheni testeve provuese dhe të merrni njohuritë për praktikat më të mira se si mund ti plotësoni testet e maturës.

Linku për aplikim: https://docs.google.com/a/kolegji-ispe.org/forms/d/e/1FAIpQLSfgmoeUr5znW90qVu4g5ZTBBv6FZpGRDPOnrqm97008yV-XFA/viewform?c=0&w=1

 

Suksese,

Kolegji ISPE

Comments are closed.