Studenti i Kolegjit ISPE, Elvin Blakaj fitues i Burses nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer Stiftung

opengraph-title

Elvin Blakaj, student i nivelit master në drejtimin e: Studimeve Evropiane, është përfitues i bursës prestigjioze të Fondacionit Gjerman: Konrad Adenauer. Bursa e këtij fondacioni prestigjioz i dhurohet vetëm studentëve më të dalluar në nivel vendi dhe Kolegji ISPE është një vend ku studentët pajisen më dije të nevojshme për të qenë të tillë.

Konrad Adenauer Stiftung (K.A.S.) është fondacioni politik në Gjermani, i cili ka shtrirje globale në më shume se 120 shtete dhe përfshinë mbi 200 projekte aktive për avancimin e principeve Evropiane të: demokracisë, lirisë, paqes dhe drejtësisë. Kolegji ISPE bashkëpunon me organizata të tilla në shumë nivele dhe krijon mundësi për studentët tonë, të kenë mundësi aplikimi për përfitimet e tyre akademike. 

Comments are closed.