Studentët tanë që po mahnisin një publik të tërë me njohuritë e tyre

elona gara dhe gashi

Tashmë po bëhen javë të tëra që në ekranet televizive shohim studentë që bëjnë prezentimet të shkëlqyera për publikun, parashtrojnë pyetje si dhe marrin pjesë në debate të ndryshme që trajtojnë tema të ndryshme dhe aktuale.

Shumë teleshikues me siguri ju ka rastisur të ndëgjojnë për Kolegjin ISPE, një institucion i cili në vete ngërthen vlera të qarta sipas së cilave po edukohen breza të rinjë studentësh. Por shumë prej tyre sigurisht se nuk kanë pasur rastin të shohin nga afër këta të rinjë që kanë dalur nga një institucion i cili kultivon dijën sipas standardave evropiane siq është Kolegji ISPE. Gatishmëria jonë që t’i japim publikut informata dhe të tregojmë para kësaj audience për njohuritë e studentëve ka bërë që  të mendohet për ndonjë bashkëpunim televiziv ku studentët tanë do të kishin mundësi të ofron për publikun trajtimin e shumë çështjeve aktuale.

Kështu që Kolegji ISPE ka realizuar një bashkëpunim me Televizionin Klan Kosova si rezultat i së cilit po transmetohen shumë emisione të ndryshme në të cilat po marrin pjesë studentë dhe profesorë nga Kolegji ISPE, gjithmonë me qëllimin  më të mirë për të ofruar informata me rëndësi për teleshikuesin.

Këto emisione po priten mirë edhe nga publiku, ku në adresën tonë të fb dhe rrjeteve sociale vijnë komplimentime nga më të ndryshme për paraqitjen e këtyre studentëve. Ne jemi të kënaqur që këto emisione po befasojnë për të mirë një publik të tërë me njohuritë e tyre. Deri më tash ka vetëm lavdata dhe ne shpresojmë që edhe në të ardhmen ta befasojmë gjithmonë për të mirë publikun.

 

Comments are closed.