Shefja e Zyrës së Finlandës do të Mbajë Ligjëratë për studentët e kolegjit ISPE

Anne Meskanen

Në vazhdën e ligjëratave, që në Kolegjin ISPE mbajnë personalitete të shquara të vendit tonë, ekspertë dhe diplomatë të huaj, nesër (më 18 dhjetor, 2014) në ora 12.00, shefja e Zyrës së Ndërlidhjes së Finlandës në Prishtinë, shkëlqesia e saj, Anne Meskanen, do të mbajë një ligjëratë lidhur me temën:

“Të Drejtat e Komunitetit LGBT”

Znj. Meskanen është një njohëse e mirë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut dhe ajo në ligjëratën e saj për studentët e ISPE-së do të prezantojë, mes tjerash, edhe eksperiencën e saj të shquar diplomatike lidhur me temën e zgjedhur për prezantim.

Ftohen të gjithë studentët që janë të interesuar për të përcjell ligjëratën e Znj. Meskanen, që të jenë të pranishëm në Kolegjin ISPE në ora 11:45, salla numër 2.

Comments are closed.