NESËR MBAHET TESTI I GJUHËS ANGLEZE PËR PROGRAMIN E VIZITAVE STUDIMORE NË STUTTGART DHE STRASBOURG

ispe logo big

Nesër më 08.11.2017 me fillim nga ora 10.00 mbahet testi i gjuhës angleze për studentët e Kolegjit ISPE, të cilët kanë aplikuar për programin e vizitave studimore në Stuttgart dhe Strasbourg.

Këto vizita, do të realizohen nga projekti ndërkombëtar gjermano-francez ku përfitues për Kosovë është Kolegji ISPE i cili për tri vite radhazi do të ketë ekskluzivitetin e dërgimit të studentëve në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të njihen me idetë federaliste të Landit të Baden-Württemberg-ut dhe për rëndësinë që ka BE-ja në raport me një shtet federal dhe në Strasbourg të Francës, ku do të vizitohen institucionet e rëndësishme si; Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Qëllimi i këtij projekti është të kuptuarit se a mund të shërbejë pajtimi midis Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore si një model pajtimi për vendet e Evropës Juglindore?

Ky është një program i cili implementohet nga organizata Education Unlimited në bashkëpunim me Europazentrum Baden-Württemberg, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Landit Gjerman Baden-Württemberg dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

STUDIME EVROPIANE PËR TË ARDHME EVROPIANE

ekskluzivitetin 

Comments are closed.