Mundësi për Studentët

Kolegji ISPE ofron një diversitet mundësish të shkëlqyera për studentët e tij dhe  është institucioni I vetëm në Kosovë që organizon programe, ligjërata, kurse dhe trajnime falas!

Ne jemi të përkushtuar që të përkrahim studentët në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, dhe të ndikojmë në formësimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit tonë, me liderë që dalin nga institucioni jonë!

• Literatura falas : E gjithë literatura që Kolegji ISPE posedon është në shërbim të studentëve të këtij institucioni. Përveç literaturës bazike, studentët do të pajisen me literaturë shtesë të përgatitur nga profesorët e lëndëve përkatëse, literaturë elektronike si dhe materiale tjera specifike për fushat e tyre të studimit, që përveçse do të lehtësojë ndjeshëm koston e studimeve të tyre do t’u ofrojë studentëve mundësi më të mëdha për të zgjeruar njohuritë.

• Sistemi i Informimit të Studentëve (SIS) : Sistem elektronik i informimit u mundëson studentëve qasje online dhe të përhershme në Kolegjin ISPE, kudo që ata ndodhen. Qasje të ligjëratave, literaturës dhe njoftimeve, paraqitjes së provimeve, rezultateve të notave, komunikim me profesor vendor dhe ndërkombëtar të angazhuar në Kolegjin ISPE.

• Kurset e gjuhëve të huaja falas : Kolegji ISPE ofron kurse falas të Gjuhës Angleze, Gjuhës Frënge dhe Gjuhës Gjermane për të gjithë studentët e tij me profesorët më të mirë vendor dhe ndërkombëtarë që kanë një përvojë shumë të madhe në këtë fushë.

• Biblioteka: Biblioteka e Kolegjit ISPE përfshin literaturë e cila ofrohet dhe gjendet në hapësirat e Kolegjit. Studentët gjithashtu mund të kenë qasje edhe në librarinë online si:

• Biblioteka Evropiane : Kjo bibliotekë përfshin materiale të ndryshme nga fusha të ndryshme, e sidomos materiale që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian. Kjo literaturë ekziston si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhë të huaja si: angleze, gjermane etj.

• Këndi i NATO-s (NATO Corner) : Kolegji ISPE është i vetmi bartës i arsimit të lartë që ka marrëveshje bashkëpunimi me NATO-n. Ky kënd përfshinë literaturë të ndryshme me fushën e sigurisë, por duke mos lënë anash edhe fusha të tjera. Këndi i NATO-s përmban literaturë dhe materiale të ndryshme rreth NATO-s dhe historisë së saj, por edhe për çështje të tjera të lidhura me shkencën e sigurisë.

• Praktikat dhe punësimi: Studentëve do t’i ofrohet mundësia që të jenë të angazhuar në projekte të ndryshme të cilat i zhvillon Kolegji ISPE me partner të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar. Përveç praktikës, studentët do të kenë mundësinë që të punësohen në shumë sektor të cilët janë relevant me fushën e tyre të studimeve dhe kështu të vetë-financojnë studimet e tyre. Shumë nga studentët e Kolegjit ISPE tashmë janë të angazhuar në administratë, Bibliotekën Evropiane dhe projekte të ndryshme punësimi.

• Programi i Bursave : Bursa të cilat ofrohen nga Kolegji ISPE në formë të zbritjeve nga pagesa e studimeve, po ashtu mundësi në bursa të cilat i ofrojnë organizata dhe institucione të ndryshme me të cilat Kolegji ISPE ka bashkëpunim, si DAAD (Deutscher Akademischer Austausch Diens) KAS (Kosovo Academic Service) FES (Friedrich Ebert-Stiftung).