KOLEGJI ISPE PJESË E PROJEKTIT NDËRKOMBËTAR GJERMANO-FRANCEZ

IMG 4424

Në ambientet e Kolegji ISPE sot u organizua një takim informues me student të profileve të ndryshme, rreth projektit ndërkombëtar Gjermano-Francez.i cili implementohet nga organizata Education Unlimited në bashkëpunim me Europazentrum Baden-Württemberg, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Landit Gjerman Baden-Württemberg dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Projekti në fjalë parashihet të zgjasë për një periudhë 3 vjeqare, gjatë kësaj kohe studentët e Kolegjit ISPE do të kenë mundësinë të jenë pjesë e ligjeratave dhe vizitave studimore të cilat do të zhvillohen në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të njihen me idetë federaliste të Landit të Baden-Württemberg-ut dhe për rëndësinë që ka BE-ja në raport me një shtet federal. Vizita tjetër planifikohet të jetë në Strasbourg të Francës, ku do të vizitohen institucionet e rëndësishme si; Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës.
Qëllimi i këtij projekti është të kuptuarit se a mund të shërbejë pajtimi midis Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore si një model pajtimi për vendet e Evropës Juglindore?

Projekti në fjalë është vazhdimësi e traditës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave me organizata dhe univerzitete evropiane si: Univerziteti i Bremenit, Univerziteti i Regensburgut, Univerziteti i Heidelbergut dhe Univerziteti i Zwickaut.

Studime Evropiane për të Ardhme Evropiane!

Comments are closed.