Kolegji ISPE nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Zwickau në Gjermani

fotomarreveshja

Në kuadër të angazhimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel akademik, Kolegji ISPE ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Zwikau(Westsächsische Hochschule Zwickau -University of  Applied Sciences) nga Gjermania.

Përmes kësaj marrëveshje të dy institucionet promovojnë aktivitetet e përbashkëta si:

Shkëmbimi i studentëve

Shkëmbimi i stafit akademik dhe kërkimor

Shkëmbimi i informatave akademike dhe publikimeve

Projekte të përbashkëta kërkimore dhe konferenca.

Kjo është marrëveshja e rradhës e bashkëpunimit e nënshkruar mes Kolegjit ISPE dhe universiteteve të huaja, kyesisht Gjermane të cilat kanë si qëllim zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e sipërpërmendura. Marrëveshje të tilla Kolegji ISPE ka nënshkruar edhe më herët me Universitetin e Bremenit, Heidelbergut dhe Regensburgut .  

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje studentët dhe stafi akademik i Kolegjit ISPE kanë edhe një mundësi më shumë për të kryer vizita studimore dhe aktivitete të përbashkëta me karakter kërkimor dhe për të përfituar nga eksperienca e stafit akademik të Universitetit të Shkencave të Aplikuara Zwickau.

Universiteti Zwickau është një ndër Universitetet më të njohura dhe me renome në fushën e shkencave të aplikuara.

 

       

Comments are closed.