KOLEGJI ISPE NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME SINDIKATËN E POLICISË SË KOSOVËS

sindikata

Sot kemi arritur një marrëveshje të jashtëzakonshme bashkëpunimi me Sindikatën e Policisë së Kosovës (SPK), ku Kolegji ISPE dhe SPK do të kenë një mori fushash bashkëpunimi.
Disa prej tyre janë:
– Kolegji ISPE i ofron anëtarëve të SPK-së dhe familjarëve të tyre mundësi studimi në të gjitha programet bachelor që ofron Kolegji ISPE me një tarifë zbritjeje prej 47%.
– Kolegji ISPE i ofron anëtarëve të SPK-së dhe familjarëve të tyre mundësi studimi në të gjitha programet master që ofron Kolegji ISPE me një tarifë zbritjeje prej 44%.
– Kolegji ISPE ofron studime pa pagesë për fëmijët e policëve të rënë në detyrë.
– Kolegji ISPE i ofron anëtarëve të SPK-së qasje në biblotekën e Kolegjit pa pagesë, këtu përfshihet qasja edhe në biblotekën elektronike dhe atë të NATO-s e cila është e vetmja në Rajon.
– Kolegji ISPE i ofron anëtarëve të SPK-së kurse të gjuhës angleze, gjermane dhe frënge pa pagesë.
– Kolegji ISPE do të mbështesë profesionalisht SPK-në me stafin e vet akademik për trajnime dhe ligjërata të ndryshme kurdo që e vlerëson kjo e fundit.
– SPK informon anëtarët e saj për mundësitë dhe benefitet që ofron Kolegji ISPE për të studiuar aty.
– Ekipi i futsallit të Kolegjit ISPE do të marrë pjesë në turniret e organizuara nga SPK-ja.
– Kolegji ISPE organizon ligjërata për studentë me përfaqësues të SPK-së.

Këto janë pikat kryesore të marrëveshjes që kemi arritur me SPK-në, ne urojmë që ky fillim i bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë së Kosovës do të jetë një mundësi e shkëlqyer që të gjithë anëtarët e saj të përfitojnë nga mundësitë që ofron Kolegji ISPE.

Comments are closed.