Kolegji ISPE dhe Klan Kosova sollën emisionin e radhës dedikuar ekonomisë

elona gara dhe gashi

 

Një varg emisionesh që janë  realizuar dhe që do të realizohen edhe më tutje, po vazhdojnë të jenë një portë informative për shumë teleshikues. Kjo është bërë e mundur falë një bashkëpunimi që kanë arritur Kolegji ISPE dhe TV Klankosova për t’i sjellur publikut informatat më të reja përkitazi me ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në integrimet evropiane, fushat e sigurisë dhe ekonomisë.

Edhe java që shkoi solli për publikun emisionin e rradhës  i cili kryesisht trajtonte tema nga fusha e ekonomisë. Studentët tanë ofruan për publikun prezentimet e tyre të cilat sqaronin dhe trajtonin tema të ndryshme të sektorit të ekonomisë. E rëndësia e gjithë kësaj është trajtesa akademike që për herë të parë një institucion i arsimit të lartë sjell para publikut kosovar për mes transmetimit në një televizion me shtrirje në mbarë vendin.

Në emisionin “ZonaB” të datës 18 Gusht 2016  prezentuan studentët e Kolegjit ISPE, si dhe  profesorët e Kolegjit ISPE të cilët ishin në rolin e panelistëve dhe ofruan sqarime të tjera plotësuese në lidhje me temat e prezentuara nga studentët.   . Tema të cilat u trajtuan në këtë emision ishin : “Euro dhe Kosova” nga Elona Gara dhe Ardian Gashi, “Investimet e Jashtme në Kosovë” nga Mimoza Veliu dhe Florentina Uka, si dhe tema tjetër që u trajtua ishte “Biznesi vendor në Raport me BE-në” nga Albina Haliti dhe Getoarb Hoti.

Kolegji ISPE do të përpiqet që në vazhdimësi që përveç studentëve të tij, t’i servojë edhe publikut shumë informata me rëndësi për shumë çështje me interes për të.

Comments are closed.