KOLEGJI ISPE DHE INSTITUTI AMERIKAN BEA ORGANIZOJNË UNIVERSITETIN VEROR NDËRKOMBËTAR

beainstitute

Kolegji ISPE dhe Instituti Amerikan BEA organizojnë Universitetin Veror Ndërkombëtar në Kosovë

Instituti BEA, respektivisht BridgeEducationAbroad Institute nga SHBA në bashkëpunim me Kolegji ISPE nga Kosova organizon Universitetin veror ndërkombëtar që do të mbahet nga 09 deri më 19 korrik 2014.
Në këtë shkollë verore, që do të mbahet në hapësirat e Kolegjit ISPE, mund të aplikojnë studentët nga e gjithë bota të cilët janë të interesuar për të mësuar lidhur me zgjidhjen e konflikteve, lidership dhe zbatimin e diplomacisë.
Programi veror në Kosovë do të jetë një premierë dhjetë ditore e dy akademive për studentët ambiciozë dhe profesionistët e rinj.
Ne përpiqemi që të sfidojmë studentët tanë me një përvojë të fuqishme “të jetës reale” përmes ligjëruesve nga disa prej universiteteve më prestigjioze në botë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në grupe, në hartimin e shumë projekteve studimore, stimulimeve, konferencave për shtyp dhe ekskursioneve kulturore.
Përveç ligjëratave, studentët do të kenë mundësinë të shoqërohen me studentë nga vende të ndryshme, me mundësinë e krijimit të shumë kontakteve dhe ndërtimit të një rrjeti global. 
Pjesëmarrësit në këtë shkollë verore do të kenë mundësi që ti plotëojnë konceptet dhe njohuritë që do të mund ti aplikojnë në situata reale të jetës.

Përfitimet nga ky Program/shkollë verore:
 Profesor nga disa universitete prestigjioze të botës
 Ekskursione kulturore
 Vizita në Parlament
 Vizitë në qytetin e mrekullueshëm të Pejës
 Vizitë në ujëvarat e Mirushës
 Lokaliteti turistik i Drelajve
 Takimet me zyrtarë të lartë shtetëror

Shpenzimet e Programit, bursa dhe shpenzimet e vizave:
Tarifa e programit i mbulon shpenzimet në vijim:
 Pagesën për ligjëratat e profesorëve të huaj prestigjioz;
 Ushqimi – Planifikimin e të gjitha mëngjeseve, gjithashtu drekat dhe darkat janë të përfshira në pagesën e programit; 
 Akomodimi – Tarifa mbulon strehimin tuaj gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit;
 Ekskursionet Kulturore – të gjitha ekskursionet e planifikuara janë të përfshira në pagesën e programit.

Bursat do të jepen bazuar në katër faktorët e mëposhtëm:
 Sa herët është paraqitur një aplikacion
 Nevojat aktuale për bursë
 Merita dhe përvoja ekzistuese në lidership
 Bursat e pranuara më parë nga institucione tjera
 Kostot e vizave (nëse është e nevojshme) udhëtimin dhe sigurimin shëndetësor
 Të gjithë pjesëmarrësit janë përgjegjës për marrjen e vizave dhe shpenzimet lidhur me sigurimin shëndetësor në Kosovë.
 Të gjithë pjesëmarrësit janë përgjegjës për udhëtimin e tyre për në Kosovë dhe nga Kosova

Depozita dhe Politikat e Kompensimit
Të gjithë studentëve të pranuar do t’iu kërkohet të paguajnë një depozitë prej 20% brenda tre javëve të pranimit.
Depozita do të kthehet 100% në qoftë se njoftimi për anulim është dhënë më shumë se 45 ditë para fillimit të programit.
Shënim: Instituti BEA për studentet e Kolegjit ISPE ofron disa vende të lira për pjesëmarrje me burse!

Afatet:
Afati prioritar: 
5 Prill , 2014 – Për bursa do të kenë përparësi aplikacionet e pranuara para këtij afati. Kini parasysh: Bursat jepen bazuar në rregullat e lartëpërmendura.

Afati për vizat:
15 Maj ,2014. Ky afat aplikohet nëse ju jeni qytetar i një shteti për të cilin Kosova aplikon viza.

Afati i fundit: 
6 Qershor, 2014

Aplikantët do të njoftohen me kohë nëse pranohen në këtë program.

Kush ka të drejtë aplikojë në program :
 Çdo student ose profesionist i ri në botë (Studentët nga të gjitha disiplinat janë të mirëpritur)
 Aplikantët duhet të jenë mbi moshën 18 vjeçar ose duke hyrë në një institucion të arsimit të lartë
 Aplikantët duhet të jenë të regjistruar në arsimin e lartë apo kohët e fundit të kenë përfunduar studimet

Për më shumë lexoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.beainstitute.org/balkan-region/kosovo/

Comments are closed.