FTESË PËR KONFERENCË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ftoheni në konferencën e radhës për media të Kolegjit ISPE, ditën e enjte, datë 16 gusht 2018, ora 14:00, Ashtu siç edhe kemi premtuar javën e kaluar se letra që do t’i dërgohet ENQA dhe EQAR (dy institucioneve të rëndësishme evropiane)  paraprakisht do të publikohet dhe do të jepet mundësi që i gjithë spektri institucional, komuniteti akademik dhe i medias në Kosovë të komentojnë apo reagojnë në lidhje me tekstin e letrës  dhe faktet e paraqitura në letër që kolegji ISPE do ti dërgoj në  ENQA dhe EQAR.

Ndërsa në javën tjetër po ashtu do të organizohet Konferenca tjetër për media  ku Kolegji ISPE do të bëjë publike edhe kallzimin penal që i ka bërë Ministrit të Arsimit, z. Shyqiri Bytyqi,Kryetarit të KSHC-së z. Gazmend Luboteni dhe zyrtareve të tjerë të KSHC-së. Faktet lidhur për dëmin që i’a ka shkaktuar këtij kolegji, duke shkelur çdo ligj në  fuqi, edhe kjo ka qenë premtim i bërë në konferencën e javës së kaluar.

Po ashtu në këtë konferencë do tëprezantohen edhe fakte  të reja të shkeljeve të rënda ligjore të Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në dëm të Kolegjit ISPE dhe njëkohësisht duke u favorizuar një kolegj tjetër.

Kolegji ISPE do të publikojë edhe fakte se si media të caktuara dhe oligarkë përreth tyre, të financuara nga MASHT-i dhe Ministri Bytyqi, me para të taksapaguesve kosovarë, po e sulmojnë në vazhdimësi Kolegjin ISPE përmes një fushate të mirëorkestruar.

Po ashtu në këtë konferencë do të flasim në lidhje me Propozimin/Rekomandimin e znjShyhreteReqica për Bordin e AKA-së (KSHC-në) që së fundi është bërë objekti trajtimi nga disa media të caktuara që duket hapur që kanë qëllime të caktuara duke prezantuar ‘fakte’ të pavërteta.

Në fakt kjo TEMË ka qenë e planifikuar që të trajtohet nga ana Kolegjit ISPE në një fazë të mëvonshme por pasiqë INSAJDERI ka publikuar një artikull tendencioz duke shtrembëruar faktet të cilat do ti listojmë mëposhtë, ne detyrohemi që kjo temë të futet në kuadër të konferencës së radhës.  Disa fakte të shtrembëruara qëllimshëm nga INSAJDER janë:

–     Në hyrje  e këtij artikulli thuhet: ‘…Kolegji ISPE dhe drejtori i saj, Avni Mazrreku…’  Sqarim: Avni Mazrreku, nuk është drejtor i Kolegjit ISPE nga janari i vitit 2018.

– Më tutje në tekst thuhet: ‘…pronari i Kolegjit ISPE, AvniMazrreku…’. Sqarim: Avni Mazrreku nuk është pronar i Kolegjit ISPE, duhet një kërkim i thjesht në faqen Zyrtare MTI për të kuptuar se kush është pronari i Kolegjit ISPE;

–  Më tutje thuhet ‘..se gazetari kishte provuar disa herë të kontaktoj me AvniMazrrekun por ai nuk i ishte përgjigjur telefonatave….’.

–   Sqarim: Avni Mazrreku ka pasur vetëm një telefonatë të paqartë nga një gazetar i INSAJDERIT dhe është marr vesh që pas një konsultimi me zyrtarët e Kolegjit ISPE të ipen sqarimet adekuate, gazetari asnjëherë nuk është lajmëruar pastaj. Kjo është lehtësisht e vërtetueshme nga thirrjet e regjistruara;

–  Ky artikull u referohet edhe disa artikujve të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar tëkëtij viti, por INSAJDER asnjëherë nuk publikon edhe reagimin e Avni Mazrreku në lidhje me këto artikuj.

Në këtë konferencë njëjtë si në konferencën e kaluar ftojmë Ministrit aktual të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisëz. Shyqiri Bytyqi që të merr pjesë dhe po ashtu garantojmë se do t’i krijohet kohë dhe mundësi që të paraqesë pikëpamjet/faktet e tij  (nëse ka) në lidhje me të gjithë atë që do prezantohet në këtë Konferencë.

Po ashtu ftojmë publikisht edhe Kryetarin dhe gjithë anëtaret e KSHC-së që të marrin pjesë në këtë konferencë dhe njëjtë edhe atyre do tu krijohet kohë dhe mundësi të paraqesin pikëpamjet/faktet e tyre.

Po ashtu ftojmë edhe U.D Drejtorit znj Shyhrete Reqica (të shkarkuar disa minuta para fillimit të mbledhjes së KSHC-së nga Ministri aktual z. Bytyqi)  dhe njëjtë do të veprohet edhe me te si me te lartpërmendurit.

Konferenca të tilla ku do të prezantohen fakte  të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-itdhe Bordi i AKA-së (KSHC) për të vetmin qëllim ruajtjen dhe avancimin e interesave të një Strukture Oligarkike tanimë mirë të konsoliduar në sektorin e arsimit përmes një ndërmarrje kriminale të zbatuar nga Ministri aktual z Shyqyri Bytyqi dhe Bordi i AKA-sëdo të vazhdojnë deri në vendosjen definitive të drejtësisë dhe vënien e Ministrit aktual të MASHT dhe një pjese përgjegjëse të Bordit të AKA-së para drejtësisë

 Ju falënderojmë për pjesëmarrje!

Comments are closed.