Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

KOLEGJ ISPE EDHE UNIVERSITETIN E HEIDELBERG-UT ORGANIZOJN SESIONET E PËRBASHKËTA

21 Maj, 2018 - 26 Maj, 2018

Kolegji ISPE edhe këtë vit ka kënaqësinë të njoftojë studentët, miqtë dhe opinionin se do të organizojë sesione të përbashkëta të studentëve tanë me ata të Universitetit të Heidelberg-ut në Gjermani.

Ardhja e studentëve dhe profesorëve të njërit prej universiteteve më të njohura dhe më cilësore në Gjermani, edhe këtë vit është kënaqësi për ne dhe konfirmimi më i mirë i cilësisë së punës sonë dhe marrëdhënieve të shkëlqyeshme që kemi krijuar me partnerët tanë evropianë.

Afati për aplikim është nga sot 12 Mars 2018 deri më 25 Mars 2018. Aplikimi mund ta bëni duke dërguar në e-mail(elvin.blakaj@kolegji-ispe.org ose Saranda.arifi@kolegji-ispe.org) këto informacione:

1. Emri Mbiemri, Drejtimi, dhe Viti i Studimit

2. Nëse keni certifikatë të Gjuhës Angleze (Gjuha Angleze është kërkesë primare)

 

Ftohen të gjithë studentë e interesuar të aplikojnë për tu bërë pjesë të këtyre sesioneve.

Details

Start:
21 Maj, 2018
End:
26 Maj, 2018