DREJTORI I AKI-SË, Z. BASHKIM SMAKAJ, LIGJËROI NË KOLEGJIN ISPE

Bashkim Smakaj

Sot, në Kolegjin ISPE ka mbajtur ligjëratë z. Bashkim Smakaj, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ligjëratën e veçantë me temën “Sfidat Globale në luftën kundër terrorizmit”, z. Smakaj e ka mbajtur para studentëve të Fakultetit të Studimeve të Sigurisë dhe studententëve në nivel të studimeve Master.

Kjo ligjërate është mbajtur në kuadër të lëndës “Qeverisja dhe Mbikëqyrja Demokratike e Sektorit të Sigurisë”, në kuadër të planprogramit të përcaktuar në fillim të semestrit dimëror.

Comments are closed.