BURSA NGA BUNDESTAGU GJERMAN PËR STUDENTËT E KOLEGJIT ISPE

Budenstagu German - 2014

Bursat Parlamentare Internacionale

Bundestagu Gjerman në bashkëpunim me Kolegjin ISPE në Prishtinë organizon prezentimin e rradhës për skemën e Bursave Parlamentare Internacionale.
Bundestagu Gjerman bashkpunon me Humboldt-Universität, Freie Universität dhe Technische Universität në Berlin për të drejtuar skemën e Bursave Parlamentare Internacionale.
Me 29 Shtator, një delegacion nga Gjermania do të vizitojë Kosovën për të zgjedhur pjesmarrësit e ardhshëm për Programin e Bursave 2015. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni Gjerman dhe Kolegji ISPE njoftojnë dhe ftojnë studentët e institucionit tuaj që të jenë pjesmarrës në këtë prezentim.
Prezentimi do të mbahet në Kolegjin ISPE në Prishtinë, me 29 Shtator në orën 17:00

.A dëshironi të punoni në Parlamentin Gjerman (Bundestag)?

Bundestagu Gjerman,Humboldt-Universität , Freie Universität dhe Technische Universität në Berlin ju ftojnë të aplikoni për programin e Bursave dhe të kaloni pesë muaj në Berlin! Programi IPS ju drejtohet të rejave e të rinjëve të kualifikuar që kanë interesim të shprehur për politikë, të cilët kanë vullnet të luajnë një rol aktiv dhe me përgjegjësi në formësimin e një të ardhme demokratike të vendit të tyre.
Bundestagu Gjerman u ofron të rinjëve mundësinë që të njohin sistemin e Parlamentit Gjerman dhe proceset vendim-marrëse si dhe të fitojnë përvoja praktike të punës në Parlament përgjatë një veprimtarie prej 15 javësh me një anëtar/deputet të Bundestagut. Fituesit e Bursave zgjedhen nga një komision i pavarur i Bundestagut Gjerman

 

Comments are closed.