Apsolventiada Solemne në Kolegjin ISPE mbahet me 9 Shtator 2017

ceremonia

Njoftohen të gjithë studentët e Kolegjit ISPE se ceremonia solemne me të cilën shënohet përfundimi i studimeve (apsolventiada) për nivelin bachelor në drejtimet e Studimeve të Integruara Evropiane, të Sigurisë, të Ekonomikut dhe Shkencave Politike (gjenerata 2014/2015) dhe Juridikut ( gjenerata 2013/2014), si dhe master për Studimet Evropiane dhe Studime të Sigurisë (viti akademik 2015/2016) do të mbahet të shtunen , më 9 shtator 2017.

Ceremonia do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Hapja zyrtare e ceremonisë fillon në ora 11:00.

Të interesuarit për pjesëmarrje në ceremoni duhet të lajmërohen paraprakisht në administratën e Kolegjit ISPE për të konfirmuar pjesëmarrjen e vet apo edhe pëmes E-mailit info@kolegji-ispe.org

Studime Evropiane për të Ardhme Evropiane!

Comments are closed.