Albin Kurti mban ligjëratë me studentët e Kolegjit ISPE

 

Albin Kurti

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit, Albin Kurti, të martën më 23 maj, në ora 10:00 do të mbajë ligjëratë për studentët e kolegjit ISPE dhe ata të Universitetit të Heidelbergut, që janë në vizitë në kolegjin ISPE.

Ligjërata është pjesë e programit të sesioneve të përbashkëta që kolegji ISPE zhvillon me Universitetin e Heidelbergut, kurse sivjet tema e sesioneve të përbashkëta është “Menaxhimi Ndërkombëtar i situatave post konfliktuoze në Ballkan”.

Kurti, ish lider i Vetëvendosjes dhe një prej liderëve të opozitës në Kosovë, në sesionin përbashkët me studentët e kolegjit ISPE dhe ata të Universitetit të Heidelbergut do të ligjërojë për pavarësinë, procesin e shtet ndërtimit të Kosovës dhe për institucionet e shtetit.

Comments are closed.