Kolegji ISPE shpall konkurs për pune praktike në Doganën e Kosovës

Dogana e Kosoves / Kolegji ISPE

Të nderuar Studentë,

Ju njoftojmë se Kolegji ISPE në bashkëpunim me Doganën e Republikës së Kosovës shpall konkurs për praktikë pranë Doganës së Kosovës. Ju ftojmë që të aplikoni për këtë praktikë ku mund të përfitoni nga kjo mundësi për të avancuar njohuritë e juaja, një mundësi e shkëlqyshme përvoje dhe të zgjeroni edhe më tutje dijën tuaj. Kushtet për të aplikuar për këtë praktikë janë:

–         të jeni student i Kolegjit ISPE

–         të keni notë mesatare të studimeve nëntë (9.00)

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni në e-mail në saranda.arifi@kolegji-ispe.org ose drejtohuni zyrës së Karrieres pranë Kolegjit ISPE

Ju mirëpresim

Me respekt

Kolegji ISPE

Comments are closed.