NJOFTIM PËR PROCESIN ZGJEDHOR PËR KRYETAR/E TË ORGANIZATËS SË STUDENTËVE EVROPIAN – KOLEGJI ISPE

Të nderuar Studentë të Kolegjit ISPE,

Njoftohen të gjithë studentët e të gjitha niveleve dhe programeve studimore të Kolegjit  ISPE dhe opinion publik se në kuadër të aktiviteteve dhe organizimeve të shumta studentore të organizuara nga Kolegji ISPE, Organizata e Studentëve Evropian, e cila vepron në kuadër të Kolegjit  ISPE, në vazhdën e aktivitetit të rregullt të saj, organizon zgjedhjet për strukturën udhëheqëse të saj si dhe për strukturat drejtuese të Organizatës së Studentëve Evropian.

Procesi për zgjedhjen e strukturave të Organizatës së Studentëve Evropian ka filluar me mbledhjen e mbajtur nga kryesia aktuale e cila ka marrë vendim për fillimin e procesit zgjedhor dhe gjithë përfshirjen e studentëve në këtë proces. Të drejtë kandidimi për Kryetar/e të Studentëve Evropian kanë të gjithë studentët e Kolegjit  ISPE, ashtu sikurse të drejtë vote kanë të gjithë studentët e Kolegjit ISPE, të cilët me votë të fshehët zgjedhin udhëheqjen e tyre.

Të gjithë kandidatët e interesuar për të konkurruar për Kryetar/e të Organizatës së Studentëve Evropian, duhet të plotësojnë një formular të cilën mund ta marrin në Zyrën e IT-së – Kati i II-të. Afati i aplikimit zgjat 5 ditë, prej: Dt. 30 Nëntor 2017, deri më: 05 Dhjetor 2017, nga ora 09:00 deri në ora 17:00. Aplikacionet e plotësuara nga kandidatët duhet të dorëzohen tek Koordinatori për Zgjedhje të Organizatës së Studentëve Evropian  Kati i II-të dhe më pastaj verifikohen nga Komisioni Zgjedhor.

Procesi i votimit fillon të Ejten, Dt. 14 Dhjetor 2017 dhe zgjat deri të Shtunën me Dt. 16 Dhjetor 2017, ditë në të cilën edhe mbyllet procesi i votimit dhe bëhet numërimi i të gjitha votave nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor  dhe një përfaqësues nga stafi akademik në praninë edhe të një vëzhguesi të zgjedhur nga secili kandidatë për Kryetar/e. Publikimi rezultateve bëhet publik po atë ditë. Të drejtë votë kanë të gjithë studentët e të gjitha programeve dhe niveleve studimore të Kolegjit  ISPE, për detajet dhe mënyrën dhe vendin e votimit si dhe procesin e votimit në tërësi do të njoftoheni me kohë.

Duke rikujtuar rëndësinë e këtij procesi, ftojmë të gjithë studentët që të jenë pjesë e vendimmarrjes për përfaqësimin e tyre dhe njëherit sigurojmë për transparencë dhe mbarëvajtje të rregullt e demokratike të procesit zgjedhor.

Organizata e Studentëve Evropian e cila vepron në kuadër të Kolegjit  ISPE është një ndër komponentët më të rëndësishme të Kolegjit ISPE, duke pasqyruar cilësinë akademike dhe studimore të Kolegjit ISPE të realizuar edhe nëpërmjet aktiviteteve dhe organizimeve të shumta shkencore që ka organizuar gjer më tani.

Për informacione tjera për procesin zgjedhor, mbarëvajtjen dhe procedurat e zgjedhjes ju lutem drejtohuni në Zyrën për Regjistrim në Kolegjin  ISPE – Kati i II-të.

Me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor, Kolegji ISPE do të njoftoj opinionin publik me strukturën e re udhëheqëse.

Të gjithë kandidatëve për Kryetar/e ju dëshirojmë suksese në procesin zgjedhor.

Comments are closed.