Në Kolegjin ISPE filloi implementimi i Programit për Zbulimin e Talenteve (Talent Scout Programme)

BS

Sot zyrtarisht filloi implementimi i Programit për Zbulimin e Talenteve i organizuar në Kolegjin ISPE nga konsorciumin i udhëhequr nga Kompania e mirënjohur B&S Europe në kuadër të projektit të Komisionit Evropian: Mbështetje të Profesionve të Lira në Kosovë (Noteri, Permbarim, Ndërmjetësim, Avokati, dhe Administratorët e falimentimit).

Ky është i pari projekt ndëruniversitar i këtij lloji i implementuar ndonjëherë në vendet e Ballkanit Perëndimor në të cilin morën pjesë studentë të Universiteteve të ndryshme në Kosovë të përzgjedhur nga vetë institucionet përkatëse të arsimit të lartë (të ftuar për të marrë pjesë studentë nga Kolegji ISPE, Kolegji AAB, Kolegji UBT, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Gjilanit, dhe studentë nga komunitetet jo shumicë në Kosovë).

Në ceremoninë hapëse të programit morën pjesë edhe  udhëheqësja e projektit znj. Pepa Laleva dhe një nga ekspertët më të mirë në Evropë për çështjet e permbarimit z. Jos Uitdehaag.  

Programi për zbulimin e Talenteve ka për qëllim që t’i njoh studentët me rolin e profesione te lira ne shoqeri si dhe sfidat me të cilat ato po perballen aktualisht në Kosovë.

Ky program do të implementohet në dy komponentë – trajnimi teorik në të cilën studentët do të kenë rastin të diskutojnë me praktikuesit dhe njohësit më të mirë të aspekteve ligjore, çështjeve dhe sfidave që shfaqen gjatë ushtrimit në praktikë të detyrës së profesioneve të lira. Ky komponentë do të zhvillohet në formë të ligjëratave, diskutimeve, ushtrimeve dhe simulimeve të rasteve konkrete.

Komponenti i dytë i cili do të zhvillohet menjëherë pas përfundimit të fazës së parë është kryerja e punës praktike 4 mujore– studentët do të dërgohen në zyrat e profesioneve të lira në Kosovë.    

Comments are closed.