NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2017/18

ispe logo big

Të dashur Studentë,

Kolegji ISPE njofton të gjithë studentët për fillimin e vitit të ri akademik 2017/18. Kolegji  ISPE ju dëshiron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime dhe angazhimet tuaja akademike.

Me Dt. 16 Tetor 2017 (e hëne),  ora 11 pritja e studentëve të rinj (brucosh) dhe Testi parapërgatitor për kurset e Gjuhës Angleze;

Me Dt. 17 Tetor 2017 (e marte),  ora 11 Testi parapërgatitor për kurset e Gjuhës Gjermane;

Me Dt. 18 Tetor 2017 (e mërkure), ora 11 Testi parapërgatitor për kurset e Gjuhës Frënge;

Me Dt, 19 Tetor (e Ejte),  20 Tetor (e Premte) dhe 21 Tetor (e Shtune) nga ora 10:00 organizohet pritja e studentëve të rinj (brucosh), me këtë rast do të mbahen prezantimet lidhur me procesin akademik. Studentët do të priten nga Drejtuesit e Kolegjit ISPE, me ç’rast ata do të marrin udhëzimet për studimet e tyre si dhe informacione tjera të nevojshme për ta.

Orari i ligjëratave do të publikohet në web-faqen zyrtare të Kolegjit ISPE, studentët po ashtu mund të njoftohen për orarin përmes e-mailit dhe Sistemit të Informimit të Studentëve (SIS).

Kolegji ISPE, të gjithë studentëve ju uron suksese dhe një vit të mbar akademik.

Ne jemi krenar  me suksesin dhe përkushtimin tuaj!

Ju Mirëpresim!

Comments are closed.