Fillojn sesionet e përbashkëta të studentëve tanë me ata të Universitetit të Heidelbergut në Gjermani.

heidelberg2

Kolegji ISPE edhe këtë vit ka kënaqësinë të njoftojë studentët, miqtë dhe opinionin se do të organizojë sesione të përbashkëta të studentëve tanë me ata të Universitetit të Heidelbergut në Gjermani.

Ardhja e studentëve dhe profesorëve të njërit prej universiteteve më të njohura dhe më cilësore në Gjermani, edhe këtë vit është kënaqësi për ne dhe konfirmimi më i mirë i cilësisë së punës sonë dhe marrëdhënieve të shkëlqyeshme që kemi krijuar me partnerët tanë evropianë.

Që nga sot e deri të premten, më 26 maj, studentët e kolegjit ISPE dhe ata të Heidelbergut do të mbajnë sesione të përbashkëta të ligjëratave dhe punëtorive me temën “Menaxhimi Ndërkombëtar i situatave post konfliktuoze në Ballkan”.

Anëtari i Këshillit të Kolegjit ISPE Avni Mazrreku, rreth këtyre sesioneve të përbashkëta pohoi: “Ky është një rast i shkëlqyeshëm për studentët tanë që të binden nga dora e parë për punën që e bëjnë kolegët e tyre në Heidelberg dhe të marrin përvojë, që për ta do të jetë e çmueshme. Nga ana jonë jemi munduar që studentëve dhe profesorëve mysafir tu sigurojmë ligjërues sa më cilësorë dhe prezantime sa më të mira gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”.

Përveç prezantimeve të studentëve të të dyja institucioneve akademike, pjesë e këtyre sesioneve do të jenë edhe ligjëratat nga figura të rëndësishme të politikës dhe institucioneve të Kosovës, si zv.Kryeministri në detyrë Hajredin Kuçi, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, përfaqësuesi i FMN-së Ruud Vermuelen dhe përfaqësues të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Studentët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovës, përveç kampusit të kolegjit ISPE dhe Prishtinës, do të vizitojnë edhe Mitrovicën.

Disa prej ligjëratave të sesioneve të përbashkëta do të jenë të hapura edhe për përfaqësuesit e mediave, për çka do të dërgojmë njoftimet me kohë.

Comments are closed.