Ambasadori Robert Bosch, nesër në kolegjin ISPE

Robert Bosch

Ish Ambasadori i Holandës në Kosovë, tani në cilësinë e ekspertit të BE-së për migrim, z. Robert Bosch nesër do të mbajë takim informues me studentët e kolegjit ISPE.

Ambasadori Bosch do të ligjërojë për fenomenin e migrimit të parregullt dhe rreziqet e pasojat eventuale që bartë ky fenomen.

Takimi fillon në ora 14:00 dhe mbahet në lokalet e kolegjit ISPE.

Studentët do të kenë rastin që në bashkëbisedim me Ambasadorin Bosch të informohen edhe për çështjet si liberalizimi i vizave, perspektiva e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe çështje tjera.

Ardhja e Ambasadorit Bosch në kolegjin ISPE është pjesë e projektit të Binjakëzimit të BE-së “Forcimi i Institucioneve të Kosovës në Administrimin Efektiv të Migracionit”, në bashkëpunim me Minsitrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE). 

Comments are closed.