Daut Haradinaj mbajti një ligjëratë dhe bashkëbisedim me studentët e Kolegjit ISPE

17835221 1391949990848519 1973476335723985130 o

 

Organizata e Studentëve Evropian ( OSE ) në bashkëpunim të ngushtë me Aleancën e të Rinjëve të Prishtinës, kanë organizuar sot një ligjëratë me deputetin nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Z. Daut Haradinaj, ligjëratë kjo e mbajtur sot  për studentët e Kolegjit ISPE.

 

Kjo ligjëratë është përcjellur me një interesim të madh të studentëve, marrë parasysh figurën e z.Haradinaj gjatë luftës si dhe rolin e tij aktual si figurë politike.

 

Deputeti Haradinaj bashkëbisedoi me studentët për disa prej temave më aktuale siç janë demarkacioni, siguria në vend, me theks të veçantë situata aktuale politike për themelimin e ushtrisë, si dhe mbajtja e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në paraburgim në Francë si dhe mundësinë që sipas kërkesës së shtetit serb ai të ekstradohet në serbi.

 

Ai tha se çdo tendencë e tillë për esktradimin e liderit të AAK-së në serbi duhet të kuptohet si tendencë për destabilizimin e Kosovës.

 

Ndër çështjet aktuale të sigurisë, deputeti Haradinaj foli edhe për tendencat e dominimit rus në ballkan si dhe nevojën  që Kosova të ketë mekanizma të duhur ushtarak në mënyrë që të synoj dhe përmbush kushtin për anëtarësim në NATO.

 

Ai ndër të tjera tha se ushtria e Kosovës nuk do të përbente kërcënim për serbët dhe se kjo është në të mirë të sigurisë së të gjithëve. Gjithashtu ndër të tjera potencoi edhe mandatin e FSK-së, që sipas tij është mandat civil dhe për ndryshimin dhe rregullimin e  të cilit duhet angazhim shtetëror.

 

Të pranishëm në këtë ligjëratë ishin edhe përfaqësues të mediave të ndryshme nga vendi.

Comments are closed.