Këshilli i ISPE-së Aprovon Planin Strategjik 2016-2019

keshilli

Këshilli i ISPE-së ka mbajtur në Prishtinë të mërkurën, më 4 nëntor 2015, takimin e rregullt në të cilin ka aprovuar Planin Strategjik për funksionimin e Kolegjit në periudhën e ardhshme trevjeçare.

 

Duke e cilësuar me nota pozitive Planin e propozuar Strategjik 2016-2019, Këshilli i ISPE-së, i drejtuar nga kryetari, gjenerali Gjerman Karl-Heinz Lather, ka konstatuar se dokumenti i përgatitur nga menaxhmenti i Kolegjit shtron fondamente të forta për funksionimin e suksesshëm të Kolegjit në tre vjetet e ardhshme akademike dhe se garanton që Kolegji do të vazhdoj me përmbushjen e suksesshme të misionit të vet, që ka të bëjë me ofrimin e sistemit cilësor për edukimin universitar në Kosovë.

 

Në takimin e mbajtur në selinë e Kolegjit ISPE, Këshilli ka shqyrtuar edhe çështje të tjera nga kompetencat e veta, siç janë aprovimi i raportit financiar për gjashtë muajt e parë të vitit 2015 si dhe planit për aktiviteteve të veçanta për avancimin e marrëdhënieve dhe qasjes ndaj publikut.

Duke e potencuar qëllimin që Kolegji ISPE me programe të veta akademike dhe me edukim cilësor të bëhet një nga institucionet lidere në vend dhe rajon në fushën e arsimimit të lartë, Këshilli i ISPE-së e ka inkurajuar menaxhmentin dhe stafin e Kolegjit që të vazhdojnë angazhimin në përmbushjen e suksesshme të këtij misioni.

Comments are closed.