Reinhardt: Kosova ka arritur shumë për një periudhë të shkurtër kohore

rn

Në ligjëratën e tij për studentët dhe stafin e Kolegjit ISPE të titulluar “Menaxhimi i Konflikteve të Armatosura: Operacionet për Sigurimin e Paqes në Kosovë (Management of Armed Conflicts: Peace Support Operations in Kosovo), ish-komandanti i KFOR-it Dr Klaus Reinhardt ka paraqitur historikun e mandatit të tij në krye të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare (KFOR) nga tetori 1999 deri në prill 2000, kur ai në Kosovë komandonte trupën ndërkombëtare prej 50.000 ushtarësh nga 39 vende.

Duke theksuar se sfida e tij kryesore ishte që të siguroj funksiononim e suksesshëm të KFOR-it në mbrojtjen e sigurisë dhe të rendit në një vend, që sapo ka dal nga lufta dhe pa institucionet funksionale, ai ka theksuar se angazhimi i tij përfshinte, përveç detyrave imediate ushtarake në sigurimin e kufijve dhe rendit të brendshëm, edhe sigurimin e funksionimit të shërbimeve vitale për qytetarët.

Gjenerali Reinhardt ka thënë se qëllimi imediat i tij dhe i forcës, që e komandonte, ka qenë garantimi i qytetarëve që për sigurinë e tyre do të kujdesën forcat ndërkombëtare nën komandën e NATO-së dhe se në Kosovë kurrë më nuk do të mund të përsëritet një krizë apo luftë e re. Po ashtu, KFOR-i nën komandën e gjeneralit Reinhardt, është angazhuar edhe për krijimin e konditave për normalizimin e jetës në vend, i cili përballej edhe me problemet elementare, sikur mungesa e ujit të pijes dhe rrymës elektrike. Ai ka thënë se, për këtë arsye, ushtarët e tij një pjesë të madhe të aktiviteteve të tyre ia kushtonin mbajtjes së rendit publik, gjë që në situata normale është detyrë e policisë.

Ai ka rikujtuar takimet e tij me burrështetasit kryesor botëror, që pas luftës e kanë vizituar Kosovën, sidomos me presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton dhe sekretarin e atëhershëm të përgjithshëm të OKB-së, Koffi Anan, duke theksuar se nga të gjithë ata ka gëzuar përkrahjen dhe ndihmën konkrete për adresimin e nevojave më madhore të vendit.

Sipas tij, sikur gjatë fushatës së bombardimeve, ashtu edhe pas saj, komuniteti ndërkombëtar ka treguar një vëmendje dhe interes të jashtëzakonshëm për t’i ndihmuar Kosovës që të rikthej normalitetin e duhur për qytetarët e saj.

As gati dhjetë vjet pas intervenimit të NATO-së, Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, gjë që sipas gjeneralit Reinhardt mund të shërbej për vlerësimin se ajo ka arritur shumë për një kohë që në histori konsiderohet si e shkurtër. Ai ka shtuar se Kosovës tashmë i mbetet që të tregoj dhe dëshmoj se me forca të veta mund të përballët dhe t’i menaxhoj sfidat që gjenden përpara saj.

Comments are closed.