KOLEGJI ISPE NJOFTON TË GJITHË STUDENTËT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2016/17

ispe logo big

Të dashur Studentë,

Kolegji  ISPE ju dëshiron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime dhe angazhimet tuaja akademike.

Me Dt. 6 (e enjte), 7 ( e premte), dhe 8 (e shtune) Tetor 2016, nga ora 12:00 organizohet pritja e studentëve të rinj (brucosh) dhe studentëve të viteve të dyta dhe të treta, me këtë rast do të mbahen prezantimet lidhur me procesin akademik. Studentët do të priten nga Drejtuesit e Kolegjit ISPE, me ç’rast ata do të marrin udhëzimet për studimet e tyre si dhe informacione tjera të nevojshme për ta.

Orari i ligjëratave do të publikohet në web-faqen zyrtare të Kolegjit ISPE, studentët po ashtu mund të njoftohen për orarin përmes e-mailit dhe Sistemit të Informimit të Studentëve (SIS).

Kolegji ISPE, të gjithë studentëve ju uron suksese dhe një vit të mbarë akademik.

Ne jemi krenar  me suksesin dhe përkushtimin tuaj!

Ju Mirëpresim!

 

Comments are closed.