Kolegji ISPE mundëson punë praktike

ispe logo big

Të nderuar studentë të Kolegjit ISPE,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Kolegji ISPE iu mundëson të gjithë studentëve të aplikojnë për punë praktike në departamentet e ndryshme pranë Kolegjit ISPE.

Praktikat do të mbahen në këto zyra:

– Një (1) Praktikant në Zyrën e arkivës; 
– Dy (2) Praktikant në Zyrën e sekretarit;
– Tre (3) Praktikant në Administrate (sporteli);
– Dy (2) Praktikant në Zyrën për Shërbimin e Studentëve;
– Një (1) Praktikant në Zyrën e IT; 
– Dy (2) Praktikant në Zyrën e Marketingut;
– Një (1) Praktikant në Zyrën e rektorit për çeshtje Akademike.

Studentët që janë të interesuar për të kryer punën praktike duhet të plotësojnë formularin e nevojshëm, të cilin do ta gjeni në administratën e Kolegjit ISPE.

Afati i fundit për aplikim është data: 30.09.2016 (e Premte).
Suksese!

Comments are closed.