Kolegji ISPE me një organizim madhështor shënon ceremoninë e katërt të diplomimit

ceremonia

Në praninë e shumë studentëve, prindërve dhe mysafirëve të ndryshëm Kolegji ISPE ka mbajtur sot një ceremoni madhështore për të shënuar përfundimin e sukseshëm të studimeve për studentët e Kolegjit ISPE.Kjo ceremoni e cila ka shënuar  përfundimin e sukseshëm  të studimeve të gjeneratës së katërt me rradhë, gjenerata të cilat janë përcjellur nga Kolegji ISPE nga të cilat kanë dalur profesionist të fushave të ndryshme ishte e dalluar nga të tjerat për faktin se u përmend progresi dhe suksesi i Kolegjit ISPE që nga themelimi e tij dhe deri më tani kur po përcjellet edhe gjenerata e katërt e studentëve të cilët po dalin të përgaditur dhe të gatshëm për tregun e punës..

Në këtë ceremoni që u  përcjellë me  fjalime studentësh dhe profesorësh të Kolegjit ISPE për një fjalë rasti para të ftuarve folën edhe anëtarët e Këshillit të Kolegjit ISPE dhe të cilët në cilësinë e profesorëve dhe anëtarëve të Këshillit të Kolegjit ISPE u shprehen për përvojat e tyre personale dhe profesionale për ngritjen e Kolegjit ISPE si dhe përvojën e ngritjes dhe rimëkëmbjen e vendit pas luftës e cila paraqit para shumë të ftuarve nga Gen.Klaus Reinhardt.

Vlen të përmendin në veqanti fjalën e Gjeneralit Gjerman Klaus Reinhard i cili njëkohësisht ishte edhe një prej gjeneralëve të parë të pas luftës dhe i cili tregoj rrëfimin e tij dhe ndihmesën që ka luajtur KFOR-i gjerman në vënien e rendit në kaosin e pas luftës. Vlen të citojmë edhe një frazë nga fjalimi  i Gjen. Klaus Reinhard i cili ndër të tjera u shpreh ” Kosovës së re i duhet dija dhe lidershipi juaj në mënyrë që ky vend të arrij progres”.

Përveç Gjen.Reinhardt fjalime mbajtën edhe rektori i Kolegjit ISPE z.Avni Mazrreku, Dekani i Departamentit të Shkencave Politike Prof.Dr. Gjon Culaj si dhe anëtari  i Këshillit të Kolegjit ISPE z. DR. HC Bengt Beutler.

Fjalime mbajtën edhe studentët tanë Elvin Blakaj dhe Krenare Gashi të cilët treguan para shumë të fturave përvojën e të qenurit studentë të Kolegjit ISPE, si dhe theksuan përgatijen profesionale dhe arsimore që ata kanë fituar gjatë tri viteve studim në Kolegjin ISPE.

Comments are closed.