FTESË PËR KONFERENCË PËR MEDIA! 

Të nderuar,

Duke marrë shkas nga konferenca për media e organizuar sot me datë 07.08.2018 e Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqiri Bytyqi dhe asaj çka ai sot tha në lidhje me Kolegjin ISPE dhe ish-Drejtorin e Kolegjit ISPE z. Avni Mazrreku, ne Kolegji ISPE dhe z. Avni Mazrreku obligohemi t`i përgjigjemi po ashtu publikisht Ministrit Bytyqi në lidhje me atë çka ai ka paraqitur si ‘shantazh’ dhe ‘presion’ nga ana Kolegjit ISPE në procesin e vendimmarrjes në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Të nderuar ju ftojmë që nesër me datë 08.08.2018 nga ora 16:00 të jeni të pranishëm në Kolegjin ISPE ku përfaqësuesit e Kolegjit ISPE do t`i paraqesin pikëpamjet dhe faktet e tyre në lidhje me të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e Ministrit Bytyqi dhe të Agjencisë së Kosovës për Akreditimit.

Përderisa sot Ministri Bytyqi nuk ka paraqitur as edhe një fakt të vetëm në lidhje me pretendimet e tij për ‘shantazh’ dhe ‘presion’ nga ana e Kolegjit ISPE, për dallim prej tij, ne do t`u ofrojmë fakte të shkruara dhe të natyrës tjetër dhe do ta lëmë në diskrecion të publikut të gjykojë të drejtën në këtë rast.

Po ashtu dëshirojmë të potencojmë se Kolegji ISPE ka parapëlqyer zgjidhjen e këtyre problemeve brenda strukturës institucionale të Kosovës dhe në bazë të ligjit, por pas kësaj çka ka ndodhur sot, kur vet Ministri hidhet në sulm ndaj një institucioni të vetëm të Arsimit të Lartë në vend, që të respektojë interpretimin e Departamentit Ligjorë dhe Ligjin për Arsimin e Lartë, ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për pasojat që mund t`i ketë sistemi i arsimit në Kosovë nga përjashtimi eventual i Kosovës nga organizatat respektive evropiane por edhe reagimet popullore që eventualisht mund të pasojnë, gjithmonë pas publikimeve të fakteve të cilat dëshmojnë persekutimin e Kolegjit ISPE në vazhdimësi nga një fushat e mirë orkestruar që lirisht mund të kualifikohet si ndërmarrje kriminale.

Ne, përveç mediave ftojmë të gjithë  përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë të interesuar për Sistemin Arsimor në Kosovë të marrin pjesë në këtë Konferencë.

Po ashtu i bëjmë thirrje publike edhe ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi që të jetë i pranishëm në këtë konferencë dhe garantojmë që ne do t`i krijojmë kohën e mjaftueshme që të përgjigjet apo të reagojë me të gjithë atë që do paraqitet nesër nga ana jonë.

Me respekt,

Stafi i Kolegjit ISPE

Comments are closed.