Ftesë për pjesmarrje në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kolegjit ISPE dhe UniversitetitSeinäjoki, Finlandë

Të nderuar studentë të Kolegjit ISPE ju njoftojme se me datë 20.06.2018 (e mërkurë) ora 11.00 në Kolegjin ISPE zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kolegjit ISPE dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara Seinäjoki, Finlandë.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, në Kolegjin ISPE janë të ftuar përfaqësuesit e Universitetit të Shkencave të Aplikuara Seinäjoki, të cilët do të zhvillojnë një vizitë 2 ditore në Kolegjin ISPE ku përveç nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të diskutohet edhe për detaje të implementimin të këtij bashkëpunimi dhe realizimit të programeve të përbashkëta dhe përfitimeve që sjell kjo marrëveshje për studentët e Kolegjit ISPE.

Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë ceremoni dhe të shfrytëzoni mundësinë për të bërë pyetje konkrete.

Kolegji ISPE mbetet i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve gjithnjë e më të ngushta me universitetet perëndimore dhe për të zgjeruar mundësitë që studentët e Kolegjit ISPE të studiojnë në Universitetet partnere dhe përfitojnë nga shkëmbimi i eksperiencave universitare.

Comments are closed.